Hera e fundit; Rama flet për COVID-19: Mos më detyroni të kthehemi tek mbyllja. Hapet gjithçka përveç…

0

Kryeministri ka dal mbrëmjen e sotme në një konferencë në Facebook ku ka folur edhe njëherë për Koronavirusin. Në fjalën e tij, Edi Rama u shpreh se shifrat nuk po tregojnë një progres. Duke falënderuar të gjithë qytetarët që respektuan masat, Rama bëri thirrje për kujdes, duke mos e detyruar të kthehet mbyllja. “Përveç dasmave, funeraleve, transportit publik dhe aktiviteteve sociale, gjithçka tjetër do të jetë e hapur si më parë”, u shpreh kryeministri.

“Ky është komunikimi i fundit ekskluziv për luftën që zhvilluam bashkë deri këtu me atë që botërisht u quajt armiku i padukshëm, dëgjojeni mirë as ka ikur e as është mundur përfundimisht virusi.

Numrat në Tiranë nuk po flasin mirë, shfaqjet politike me turma rrugëve të vendit pa asnjë masë mbrojtëse por me një karshillëk që flet për papërgjegjshmëri në rastin më të mitë e dritshkurtësi në rastin më të keq, po vazhdojmë edhe përtej të tretave të karakatinës të teatrit kombëtar…sa për të mbledhur firma nga aktorë…, që janë marioneta politike në funksion të një lëvizje partie të re… po luhet me zjarrin e shëndetit e popullin
bëni kujdes o njerëz, kujdes se s’ju vjen asgjë e keqe nga meraku e kujdesi im”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu