KORÇË- Në Gjykatën e Shkallës së Parë në Korçë, pritet të jepet masa e sigurisë për policët e Kapshticës të arrestuar nga Agjencia e mbikëqyrjes Policore si dhe për autorin, i cili u kap duke transportuar me automjetin e tij 6 kilogramë heroinë.
Të arrestuar:
- Valmir Balliu -transportuesi i heroinës
- N/komisar Ylli Dushku me detyre Pergjegjes Turni ne PKK Kapshtice
- Inspektor Franc Bylyku me detyre N/specialist kontrollor ne PKK Kapshtice
- Inspektor Lirim Hymetllari me detyre Trupe sherbimi ne PKK Kapshtice
- Inspektor Denion Myteberi me detyre Trupe sherbimi kontroll vija e dyte ne PKK Kapshtice
Efektivët e kufirit akuzohen për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.
Në aksionin e zhvilluar pak ditë më parë përveç heroinës u sekuestruan dhe 5 aparate celularë, 256 fishekë (pistoletë model TT), 20 fishekë armë gjahu model 12 dhe një automjet.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e veprimtarisë dhe rolit që kanë punonjësit e policisë kufitare në Kapshticë