Hetimet për hakmarrje/ 4 vrasjet e ndodhura në Elbasan bashkohen në një dosje të vetme

0

Nga Xhensila Kodra

Tre vrasjet e ndodhura në 4 muajt e fundit në qarkun e Elbasanit dhe një tjetër e ndodhur në Rrogozhinë, bashkohen në një dosje të vetme.

Policia dhe Prokuroria e Elbasanit po hetojnë me pistën e hakmarrjes për shkak të konflikteve të vjetra e ato të rejat për vrasjen e Emiljano Ramazanit, Regis Runajt, Bujar Çelës dhe Klevis Kapllanit.

Zyrtarisht, burime nga grupi hetimor bënë me dije për “ABC News” se bashkimi i hetimeve për këto atentate në një dosje të vetme, është bërë pas zbulimit se autorët e dyshuar të këtyre ngjarjeve kanë pasur lidhje shoqërore me njëri-tjetrin dhe për shkak të konflikteve, ka nisur edhe përplasja mes tyre.

Konkretisht, në hetimet e ndjekura nga Prokuroria e Elbasanit ka rezultuar se Nuredin Dumani, i shpallur në kërkim si autor i ekzekutimit të Bujar Çelës në Bradashesh, dyshohet të jetë edhe autor i vrasjes me armë zjarri të mikut Klevis Kapllanaj, krim i ndodhur pranë banesës së tij, në Rrogozhinë.

Të dy dyshohen të jenë autorë të ekzekutimit të Emiljano Ramazanit, i vrarë me pistoletë në makinën e tij në hyrje të pallatit ku banonte, në Elbasan.

Dyshohet se konflikti mes miqve ka nisur pas kësaj ngjarje, për shkak të një shume parash të pa paguar.

Nuredin Dumani më herët ka qenë në kërkim nga policia si i përfshirë në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës.

Burimet sqaruan se hetimet për këtë krim nuk janë veçuar nga organi i akuzës në Durrës, por megjithatë po bashkëpunohet me atë të Elbasanit, për informacione që mund të ndihmojnë në zbardhjen e këtij krimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu