Hetimet për vrasjen mafioze në Astir/ Cili ishte roli i Belës, 20-vjeçarja që kishte pesë ditë e lidhur me Mihasin

0

Një 20-vjeçare nga Lushnja, e cila studion për arkitekturë është thirrur nga prokuroria në lidhje me hetimet për vrasjen e Eigers Mihasit më datë 13 nëntor në zonën e Astirit në Tiranë. Gjatë mbrëmjes së djeshme u diskutua se çfarë roli kanë vajzat e ekranit në botën e krimit, por rasti i “Belës” është ende i paqartë dhe nuk dihet saktësisht se çfarë roli ka luajtur ajo.

“Shumë të dhëna i çuan prokurorët të besonin që ishte informatore pasi atentatorët nuk qëlluan në momentin që në makinë ishte vajza. Në atentatin e Erigers Mihasit janë përdorur edhe dy automjete të tjera dhe dy motorë që janë përdorur si stafetë”- tha gazetari Spartak Koka.

Po ashtu gazetarja Etleva Delia tha se vajza nuk rezulton të ketë qenë në dijeni të ndjekjes. “Vajza në fjalë nuk rezulton që të ketë qenë e vetëdijshme. Është përdorur nga autorët si person më i lehtë për t’u ndjekur se sa vetë preja”-tha gazetarja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu