Hetimet për zhdukjen e 3-vjeçares nga resorti, prokurorët gjejnë prova të reja për vrasësin

0

Hans Christian Wolters, i cili po heton rastin, i tha medias portugeze CMTV të martën se hetuesit kishin gjetur “prova të reja” që e lidhin Brückner, i cili ka qenë i dënuar për përdhunim dhe abuzzim seksual të fëmijëve, me zhdukjen e të miturës.

Ndaj Brückner ende nuk janë ngritur akuza.

“Hetimi është ende duke vazhduar, dhe unë mendoj se kemi gjetur disa fakte të reja, disa prova të reja, jo prova mjeko-ligjore, por disa prova,” tha prokurori.

“Ne jemi të sigurt se ai është vrasësi i Madeleine McCann,” theksoi hetuesi.

Wolters i bëri këto deklarime në 15-vjetorin e zhdukjes së Madeline nga një resort në Praia da Luz, në rajonin e Algarve, më 3 maj 2007, kur ishte me pushime me familjen.

Ajo u zhduk nga dhoma e hotelit gjatë mbrëmjes, ndërsa prindërit e saj, Kate dhe Gerry McCann, po darkonin në një restorant aty pranë.

Muajin e kaluar, zyrtarët portugez dhe gjermanë e quajtën zyrtarisht gjermanin Brückner si të dyshuarin kryesor.

“Edhe pse mundësia mund të jetë e pakët, ne nuk kemi hequr dorë nga shpresa se Madeleine është ende gjallë dhe ne do të ribashkohemi me të”. Ky ishte reagimi i pare i prinderve te vajzes pasi moren vesh emrin e te dyshuarit per vrasjen e Madeleine.

Brückner, i cili është 45 vjeç, ka deklaruar kur eshte marre ne pyetje se kishte qenë me të dashurën e tij të atëhershme gjatë gjithë natës kur Madeleine u zhduk, por hetuesi Wolters i tha CMTV se ai “nuk kishte alibi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu