Hetimet zgjatën mbi 1 vit, pritet arrestimi i mbi 40 zyrtarëve të policisë

0

Mbi 40 zyrtarë policorë në vendkalimet kufitare në Qafë Prush dhe Qafë Morinë kanë qenë duke u hetuar për rreth një vit, nën dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme që lidhen me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Aksioni për arrestimin e tyre ka nisur në orët e mëngjesit të sotëm dhe po zhvillohet nga Inspektorati Policor i Kosovës në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale.

Express mëson se bëhet fjalë për arrestimin e mbi 40 zyrtarëve policorë, në mesin e tyre edhe zyrtarë me pozita më të larta.

“Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit dhe bashkëpunim edhe me agjenci të tjera”, njoftoi IPK.

IPK tha se detaje të tjera lidhur me këtë operacion do të bëhen të ditura më vonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu