Një operacion i policisë antidrogë ka nisur në orët e para të mëngjesit në zonën e Citta delle Pieve në Itali.
Nga burimet hetimore të hetuesve italianë thuhet se po vijojnë arrestimet ndaj disa shtetasve shqiptarë të cilët akuzohen për trafik droge, veçanërisht për kokainë dhe kanabis. Detajet e operacionit do të bëhen të ditura më vonë ndërsa agjentët morën masa dhe prova për ekzekutimin e urdhrave për burg.
Hetimi konstatoi se grupi i shqiptarëve drejtonte prej kohësh një treg të trafikut të drogës në zonën e liqenit Trasimeno.
Hetimi është duke vijuar.