Hetimi i ri për Saimir Tahirin/ Biznesmeni Lul Morina pranon transaksionin: Kalova 80 mijë € në llogari të gruas së ish-ministrit

0

Detaje të reja janë zbardhur mga marrja në pyetje në Prokurorinë e Posaçme ditën e sotme, të biznesmenit Julian Morina.

Mësohet se biznesmeni është pyetir në kuadër të hetimeve për çështjen e re penale që është çelur për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas hetimeve të para rezulton se biznesmeni i ndërtimit ka bërë disa transaksione bankare me vlerë mbi 80 mijë euro, gjatë periudhës 2016-2017, në llogarinë e bashkëshortes së ish-ministrit, Fatlinda Tahirit.

Gjatë marrjes në pyetje, biznesmeni i ka pranuar këto trasferta dhe iu tha hetuesve se do t’iu vërë në dispozicion bilancet e kompanive, ndërsa ka shpjeguar se paratë i janë kthyer mbrapsht nga zonja Tahiri. SPAK thotë se po heton arsyet e këtyre transaksioneve dhe përse janë shpenzuar këto para nga familja Tahiri.

Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri është dënuar për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe u lirua nga burgu pas 1 viti e 6 muaj, ku pjesën e mbetur të dënimit po e kryen në shtëpi. Ai fillimisht u akuzua për trafik drogë dhe favorizim të grupit kriminal Habilaj, por jo akuzë ra rrugës.

Por, ndërsa ende nuk janë mbyllur hetimet për çështjen e parë, pasi gjykata e lartë ende nuk është shprehur për të, Tahiri po përballet me telashe të reja ligjore, që kanë të bëjnë me pasurinë e tij.

Ndonëse tejet të rezervuara, burime pranë SPAK thonë se në kuadër të kësaj çështje janë pyetur edhe biznesmenë të tjerë të njohur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu