Hetimi në Premier League, Xhaka i përfshirë në baste?! 65.000 euro që merr karton

0

 Granit Xhaka është një lojtar që jep gjithçka në fushë. Klasi nuk i mungon, por as agresiviteti dhe loja e fortë sportive.

Mesfushori me origjinë shqiptare është pjesë e Arsenalit prej vitit korrikut të vitit 2016 dhe në 171 ndeshjet e zhvilluara në Premier League është ndëshkuar 46 herë me karton të verdhë dhe në katër raste me të kuq.

Së fundi është hapur një hetim nga FA në lidhje me një bast të çuditshëm që është vendosur në ishull. Gjithçka lidhet me një karton të verdhë që 29-vjeçari mori në triumfin 1-4 që arriti Arsenali ndaj Leeds United në sfidën e kampionatit që u luajt më 18 dhjetor.

Në minutat e fundit të ndeshjes, Xhaka mori një karton të panevojshëm për vonesë loje, edhe pse trajneri Arteta dhe arbitri kryesor i kërkuan të ekzekutonte shpejt një goditje dënimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu