“Hey jam ekstra e virgjër, vaj Borshi.. po më ofendon tani”, ja si po vijon marrëdhënia mes Sindit dhe Julit

0

Dy konkurrentët e “Për’puthen”, Sindi dhe Juliani, u kthyen në kryefjalën e rrjetit disa ditë më parë, pas batutës së famshme të vajit ekstra të virgjër të Borshit.

Juli ia bëri Sindit këtë koment si kompliment, por kjo e fundit u ofendua nga fjalët dhe bëri namin në studio, duke u larguar më pas e ofenduar.

Mes dy konkurrentëve pati një përballje të ashpër, teksa Sindi i kërkoi llogari Julit për komentin dhe arriti në fund t’i kërkojë falje, duke e lënë pas këtë histori.

Madje, pasi bëri namin për ditë me radhë për batutën e vajit ekstra të virgjër të Borshit, Sindi vendosi ta marrë me sportivitet këtë koment dhe të bëjë edhe vetë batuta me të në rrjete sociale.

“Heyyy jam ekstra e virgjër, vaj Borshi.. po më ofendon tani.”

“Meqë qenka batutë dhe po dhurohen shishe vaji… po dua edhe unë një shishe, apo prit se unë isha vetë vaji.”- shkruan më tej ajo.

Por, si janë tashmë marrëdhëniet mes Sindit dhe Julianit? Vetë konkurrentja na e ka shuar këtë kuriozitet teksa është përgjigjur në InstaStory.

“Ne as nuk u vramë, as nuk patëm diçka që të mos flasim më kurrë me njëri-tjetrin. Një leksion shumë i rëndësishëm që kam mësuar unë në “Përputhen” është ‘kurrë mos thuaj kurrë’- tregon ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu