TIRANË– Forcat RENEA demonstruan ditën e sotme operacione të ndryshme në kuadër të 30-vjetorit të krijimit.
Në shpëtimin e një pengu, forcat RENEA shihen të pajisura me armë, makina të blinduara, dhe madje edhe një qen që ndihmon në neutralizimin e “kriminelit”. Pamjet janë bërë publike në rrjetet sociale, për të parë se si janë të gatshme të ndjekin persona të rrezikshëm dhe të armatosur.
“Hidhe armën, përtokë”, dëgjohen të thonë disa nga efektivët.