Hidhen në protestë pronarët e zonës së llixhave në Elbasan

0

Pronarët e Llixhave të Elbasanit janë hedhur sot në protestë.

Shkak për protestën janë gjobat e bëra nga IKMT për shfrytëzimin për shfrytëzim e ujërave termale pa marrë leje të posaçme. Pronarët bëjnë me dije se kjo nuk është e vërtetë pasi ata kanë proceduar sipas ligjit.

Mësohet se IKMT u ka vendosur gjobë prej 1 milionë lekë të reja 17 bizneseve që ushtrojnë aktivitet në këtë zonë.
Pronarët e bizneseve shprehen se kanë marrë rekomandim nga shteti dhe që në vitin 2018 dhe u kanë premtuar se letrat në shqyrtim për shfrytëzimin e ujërave termale dhe se nuk janë aspak sipas ligjit keto gjoba.

Sot ata kanë protestuar para prefekturës Elbasan.

Pronarët kanë kërcënuar se nëse nuk merren në konsideratë kërkesat e tyre, do ti drejtohen rrugëve gjyqësore.

Një përfaqësi e tyre është pritur nga specialistë të prefekturës që kanë premtuar se do të shqyrtojnë anën ligjore të rastit në fjalë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu