Hidhet dhe mbytet në një kanal vaditës gruaja

0

FIER- Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Hambar, ku një 66-vjeçare është gjetur e mbytur në ujë.

Sipas policisë R. H., 66 vjeçe, banuese në fshatin Tojkan, Fier, dyshohet se në kushte depresioni është vetëhedhur dhe është mbytur në një kanal vaditës.

Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk konstatohen shenja dhune dhe vdekja ka ardhur nga mbytja në ujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu