Dhunon burrin shkon dhe i ngacmon edhe gruan, arrestohet nga policia

0

DURRËS- Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Përndjekja”.

Sipas asaj që raportohet nga policia A. Gj., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 10 gusht për motive të dobëta, ka goditur ne sende të forta shtetasin P. Zh., 64 vjeç si dhe ka përndjekur gruan e tij, N. Zh.57 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, ndaluan për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Përndjekja”, shtetasin A. Gj., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 10.08.2021, për motive të dobëta, ka goditur ne sende të forta shtetasin P. Zh., 64 vjeç si dhe ka përndjekur shtetasen N. Zh.57 vjeçe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu