Hidhet në erë automjeti në Allias, banorët të tronditur nga ngjarja

0

Mëngjesin e sotëm banorët e Alliasit janë ngritur të tronditur nga një shpërthim i fuqishëm. Burime për median bëjnë me dije se ka qenë shpërthimi i një automjeti ai që ka krijuar zhurmë dhe panik për qytetarët.

Deri më tani nuk dihet ende shkaku i ngjarjes por dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme për shkaqe xhelozie. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme për mjetin e djegur.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu