LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ballkoni i spitalit 60-vjeçari me Covid, ndërron jetë në vend

0

Një tjetër pacient me Covid është vetëhedhur nga ballkoni i spitalit “Shefqet Ndroqi”, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Ky është rasti i pestë zyrtar tragjik në vendin tonë ku pacientët me Covid-19 i kanë dhenë fund jetës duke u vetëhedhur nga ballkonet e spitaleve.

ishte i një 69-vjeçari nga Fieri, i cili u hodh nga ballkoni i spitalit Infektiv, ku më pas ndërroi jetë.

Po ashtu vetëm vetëm pak javë më parë një 52-vjeçar i prekur nga kronavirusi i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga dritarja e dhomës ku po trajtohej ne spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”. Viktima u identifikua si Preng Gjonaj me origjinë nga Tropoja, por me banim në Tiranë dhe prej një jave ishte i shtruar në këtë spital.

“52-vjeçari ishte shtruar në datë 25 Tetor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni shumë të rëndë, të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2”.

Kujtojmë që një 65-vjeçar nga Klosi dhe një 29-vjeçar në muajt gusht-shtator kanë ndërruar jetë pasi janë hedhur nga dritaret e këtij spitali.

Gjendja e rëndë shëndetësore e tyre si pasojë e COVID por edhe gjendja psikologjike ka bërë që këta persona të ndërmarrin këto akte ekstreme

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 30.11.2020, rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu