Hidhet nga kati i pestë i pallatit, humb jetën gruaja te Unaza e Re

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se në zonën e Unazës së Re një grua ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati.

Gruaja me iniciale M.K 67-vjeçe dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.11.2022, në Unazë të Re, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës, shtetasja M. K., 67 vjeçe, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu