TIRANE – Është hedhur paraditen e kësaj të mërkure në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2023-2024.
Gjatë hedhjes së shortit të pranishëm ishin drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, përfaqësuesit e klubeve dhe përfaqësues të mediave.
Nga shorti i hedhur u përcaktuan edhe katër çiftet çerekfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë që janë: Egnatia – Laçi, Partizani – Kukësi, Vllaznia – Erzeni dhe Tirana – Teuta.
Ndeshjet e kësaj faze do të luhen me sistem vajtje-ardhje në datat 20-21 shkurt dhe 5-6 mars, ndërkohë që ndeshjet e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve që ishin të pozicionuara në vazon e dytë. Gjithashtu në ndeshjet e fazës çerekfinale do të përdoret edhe sistemi VAR.
Ja dhe datat e ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Shqipërisë:
20/21.02.2024: Laçi – Egnatia
20/21.02.2024: Teuta – Tirana
20/21.02.2024: Kukësi – Partizani
20/21.02.2024: Erzeni – Vllaznia
05/06.03.2024: Egnatia – Laçi
05/06.03.2024: Tirana – Teuta
05/06.03.2024: Partizani – Kukësi
05/06.03.2024: Vllaznia – Erzeni