Hidhet shorti i Europa League/ Përballje të vështira për shqiptarët, ja si ndahen grupet (LISTA)

0

Në Stamboll është hedhur shorti për grupet e Europa League, ku u përcaktuan edhe 8 grupet me nga 4 skuadra.

Në Grupin C, Napoli do të ketë përballë Leicester dhe Spartakun e Moskës por edhe Legian e Muçit dhe të Çelhakës. Ndërsa në Grupin E, Lazio e Hysajt, Strakoshës do të përballen me Marseille dhe Galatasaray, e pa harruar edhe Lokomotivën e Moskës.

Grup i vështirë edhe për Uzunin me Ferencvaros. Hungarezët përballen me Bayer Leverkusen, Celtic dhe Real Betis. Lirim Kastrati me Dinamo Zagreb ka mundësinë të luajë kundër West Ham United, Genk dhe Rapid Wien.

GRUPI A:

Lion, Rejnxhërs, Sparta e Pragës, Brondbi

GRUPI B:

Monako, PSV, Real Sosiedad, Shturm Graz

GRUPI C:

Napoli, Lestër, Spartaku i Moskës, Legia e Varashvës

GRUPI D:

Olimpiakos, Ajntrakt Frankfurt, Fenerbahçe, Antuerpen

GRUPI E:

Lacio, Lokomotiva e Moskës, Marseja, Gallatasaraj

GRUPI F:

Braga, Crvena Zvezda, Ludogorets, Midtjylland

GRUPI G:

Bajern Leverkuzen, Sëlltik, Betis, Ferencvarosh

GRUPI H:

Dinamo Zagreb, Genk, Uest Hem, Rapidi i Vjenës


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu