Hidhte në treg kartëmonedha të falsifikuara, arrestohet 23-vjeçari (Emri)

0

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të monedhave, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, Klaudio Bleda, 23-vjeç, banues në Tiranë.

Ndalim i këtij shtetasi u bë pasi në datë 15.04.2022, ka furnizuar me karburant automjetin në një pikë karburanti në Klos, Mallakastër, dhe pagesën e ka bërë me kartëmonedha dollar të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu