Drejt përfundimit rruga Qukës-Skënderbe në Prrenjas, Gjiknuri: Të angazhuar për zhvillimin e zonave rurale

0

Investimi për asfaltimin e rrugës Qukës-Skënderbe në Përrenjas, po shkon drejt përfundimit. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik për qarkun Elbasan i shoqëruar dhe nga Kryetari i Bashkisë Prrenjas Nuri Belba inspektuan punimet në këtë rrugë që do të lidhë gjithë zonën me aksin kombëtar Librazhd-Prrenjas.

Deputeti Damian Gjiknuri u shpreh se një investim i tillë është treguesi më i qartë i vëmendjes për përmirësimin e infrastrukturës jo vetëm brenda qytetit, por dhe në zonat rurale. “Ta gëzoni rrugën e cila është drejt përfundimit. Eshtë një rrugë që i vjen në ndihmë komunitetit këtu. Një rrugë e bërë tërësisht nga fondet e Bashkisë dhe një rrugë me cilësi të mirë. Kjo është vlera e punës së kryetarit të Bashkisë njëkohësisht edhe angazhimi që ai ka marrë për të adresuar jo vetëm atë pjesën e qendrës së Prrenjasit, por duke u shtrirë dhe në të gjitha njësitë vendore. Ky është një shembull konkret”, theksoi ai.

Gjiknuri siguroi se pavarësisht sfidave, qeveria mbetet e angazhuar me programin e saj për të mbështetur zonat rurale dhe për të adresuar nevojat e komunitetit.
“Pavarësisht kushteve të vështira, sepse e dimë që buxheti i qeverisë tashmë është orientuar edhe për përballimin e krizave, në programin e qeverisë do mbetet vëmendja për të gjithë zonat rurale. Ne do punojmë me Bashkinë e Prrenjasit për të adresuar dhe ato nevoja siç kemi bërë dhe në ditët e fundit me ato inspektimet që kemi bërë me qendrat e reja shëndetësore apo me investimet në strukturat arsimore”,- deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri.

Kryetari i Bashkisë Prrenjas, Nuri Belba, nënvizoi se falë këtij financimi merr zgjidhje një kërkesë e hershme e banorëve të kësaj zone. “ Ka qenë kërkesë e kahershme e të gjithë banorëve të këtij fshati për më shumë se 20 vjet. Sot unë jam shumë i kënaqur që kemi arritur të jemi në mbyllje të këtij investimi. Ky është një investim i bërë totalisht nga të ardhurat e Bashkisë duke arritur një mirëadministrim të të gjithë grumbullimit të të ardhurave, por edhe përdorimit me efiçencë të buxhetit të dhënë nga qeveria kemi mundur që të bëjmë financimin e kësaj rruge. Bashkia do jetë gjithmonë pranë këtyre banorëve dhe me atë buxhet që kemi mundohemi që të vijojmë plotësimin e kërkesave të këtyre banorëve”,- tha kryebashkiaku Belba.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu