Himarë/ Shpërndante “të bardhë” në lokale në vijën bregdetare, vihet në pranga 27-vjeçari

0

Një 27-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Himarë, pasi është kapur duke shitur lëndë narkotike kokainë, në lokal në vijën bregdetare.

Policia ka sekuestruar një sasi lënde narkotike kokainë, një pjesë e ndarë në doza të gatshme për shitje, një peshore elektronike, një shumë parash në euro dhe në lekë, e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe dy celular.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Goditje të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, në doza, në lokale në vijën bregdetare.

Shiste doza të lëndës narkotike kokainë, në lokale në plazh, vihet në pranga 27-vjeçari.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë, një pjesë e ndarë në doza të gatshme për shitje, një peshore elektronike, një shumë parash në euro dhe në lekë, e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe dy celular.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me ato të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Vlorë, si rezultat i kontrolleve të intensifikuara në të gjitha plazhet e qarkut, me qëllim parandalimin e paligjshmërive, si dhe për garantimin e një sezoni turistik të sigurtë, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndës narkotike kokainë, në doza, në lokale në bregdetin e Himarës. Si autor i dyshuar i këtij rasti u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Potam 2”, si dhe u arrestua shtetasi:

– 27 vjeçari, banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve ndaj 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, në rreth 50 doza, një pjesë e të cilës e gatshme për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një peshore elektronike, një shumë parash në euro dhe në lekë, e dyshuar e përfituar nga shitja e dozave, si dhe dy celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu