Himarë/ Shpëtohet çifti izraelit i humbur në Gjipe

0

Pas tre orësh kërkime, Shërbimi Zjarrfikës i Himarës ka arritur të lokalizojë dhe shpëtojë një çift turistësh izraelitë, të moshës 22 vjeç, me të cilët kishin humbur kontaktet.

Çifti u gjet në zonën e Gjipesë dhe aktualisht po shoqërohet nga forcat zjarrfikëse drejt një vendi të sigurt.

Sipas autoriteteve, të rinjtë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore.