Për shumë personazhe të njohur, kokorja në motorr është jo vetëm domosdoshmëri për të qenë të mbrojtur në ndonjë rast aksidenti, por gjithashtu edhe një mënyrë për të mos u njohur.
Kjo, sepse të qenit nën vëmendjen e njerëzve gjatë gjithë kohës, për shumëkënd është e lodhshme. Por kjo duket se nuk përbën problem për Olsi Ramën, vëllain e Kryeministrit Edi Rama.
Ai është fotografuar pak ditë më parë nga paparazzi në rrugët e ish-Bllokut, teksa kishte hipur pas në motorr dhe fakti që ishte pa kokore, e mundësonte lehtësisht identifikimin e tij.
I gjatë dhe gjithmonë i veshur sport, Olsi Rama duket se gjen rehat në jetën e kafeneve të zonës së ish-Bllokut ku shihet mjaft shpesh.