Hiqet aboneja e përgjithshme për 3 muaj, ja arsyet e vendimit

0

Qytetarët në Tiranë nga qershori deri në gusht nuk do të kenë mundësi të përdorin abonenë e përgjithshme prej 1600 lekësh për të udhëtuar me linjat urbane në kryeqytet.

Të hënën Këshilli Bashkiak pritet të miratojë heqjen e saj.

Kjo pasi nga 1 qershori bashkia do të riorganizojë itineraret, frekuencat e lëvizjes dhe kushtet e shërbimit të transportit publik, por për këtë duhet të studiohen paraprakisht volumet e udhëtimit.

Operatorët thonë sipas projektvendimit se ato janë në nivele minimale pasi pandemia e ka vënë në vështirësi transportin publik.

Për të dalë në konkluzione të sakta, sipas relacionit, do të duhet heqja e abonesë së përgjithshme.

Kështu që për tre muajt në vijim për të lëvizur në Tiranë qytetarët duhet të paguajnë biletën e cila vetëm për një udhëtim kushton 40 lekë.

Ata që përdorin autobusët urbanë vetëm për të shkuar dhe për tu kthyer nga puna duhet te paguajnë 80 lekë në ditë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu