Historia e çiftit që lufta në Gazë u shkatërroi ëndrrën e madhe

0

Lufta shkatërron gjithçka përfshirë edhe ëndrrat. Në një kohë që sulmet midis Izraelit dhe Palestinës nuk dihet kur do të ndalen, histori njerëzore rrëqethin botën.

I tillë është rasti i Ahmedi dhe Suwar të cilët kishin gjatë që prisnin 19 Tetorin. Mes emocioneve ata shpenzuan muaj të tërë në përgatitjen e ditës së tyre të martesës, shumë të lumtur që më në fund të dy do mund të ndërtonin nëj familje.

Por shpresat e tyre u shkatërruan në fillim të muajit kur filloi lufta midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit.

“Kishim planifikuar që festimet e dasmës të mbaheshin më 19 tetor, siç thuhet edhe këtu në festë. Disa ditë para dasmës shpërtheu lufta, sulmet dhe shpërngulja në jug të Gazës. Pra, kjo ftesë e dasmës nuk ka më rëndësi. Dasma është e mbyllur për shkak të izraelitëve, jeta jonë ka ndalur, shtëpia jonë është mbyllur. Ata vodhën gëzimin e shumë të rinjve si unë”, tregon ai.

Safi, 30 vjeç, dhe familja e saj nga Rripi verior i Gazës tashmë janë zhvendosur dhe jetojnë në një tendë në një qëndër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Khan Younis në Gazën jugore.

Tashmë ifti rrallë e shohin njëri-tjetrin për shkak të situatës së krijuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu