Historia e Haxhi Krasniqit që bëri krenarë shqiptarët. Nga punonjës lavazhi në kampion bote në boks

0

Haxhi Krasniqi është kampioni i madh i boksit, i cili javën e kaluar shkroi historinë e lavdishme të një triumfi plotësisht të merituar.

Ai është shqiptari i parë i cili ka arritur majat në boksin profesionist, duke u shpallur kampion bote.

I ftuar në emisionin N’Kosovë Show, ndër të tjera Krasniqi foli në lidhje me fëmijërinë e tij, jetën private, karrierën profesionale e deri në majat më të larta.

Krasniqi ka lindur në Junik, ndërsa ka treguar se pasi kishte emigruar në Gjermani kishte punuar në një lavazh makinash.

Suksesi i tij ka vetëm një shpjegim: vendosmëri dhe punë këmbëngulëse e palodhur në asnjë moment!

Në fund, Krasniqi ka inkurajuar të gjithë të rinjtë të ndjekin ëndrrat dhe të punojnë fort për realizimin e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu