Festimet e 4 korrikut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kthyen në Tragjedi, pas një sulmi me armë që la 8 persona të vdekur në Ilinois, Çikago.
Dëshmi tragjike kanë ardhur për viktimat dhe nga familjarët e tyre, që tashmë duhet të vajtojnë për të afërmit e tyre.
Një djalë 2-vjeçar u gjet mes viktimave pasi babai i tij ishte kthyer në një mburojë me trupin e tij për ta mbrojtur nga plumbat që vinin pa ndalim. Në fund vogëlushi ishte shëndoshë e mirë, por pa e ditur se dy prindërit e tij humbën jetën atë ditë.
Aiden McCarthy humbi të ëmën,, Irina McCarthy, dhe babin e tij, Kevin McCarthy, ndërsa pas ngjarjes u gjet duke u endur në vendngjarje dhe duke qarë. Ai u shpëtua nga një çift, të cilët treguan se në momentin që e morën, 2-vjeçari i pyeste vetëm për një gjë: “Kur do kthehet mami dhe babi?”
Aiden tashmë ka kaluar nën kujdestarinë e gjyshërve të tij, Misha dhe Nina Levebeg, megjithatë ai ende nuk e di se prindërit e tij kanë vdekur dhe pyet se kur do të kthehen.
Komuniteti u solidarizua dhe për pak kohë u mblodhën mbi 2 milion USD. Pavarësisht kësaj vogëlushi nuk do të ketë kurrë pranë vetes prindërit e tij.
Tetë persona u vranë dhe 47 të tjerë u plagosën pasi 22-vjeçari Robert Crimo, hapi zjarr në paradën e Ditës së Pavarësisë me një armë të stilit AR-15. Ende nuk dihen shkaqet se përse ai e ndërmori këtë veprim, ndërsa pritet që ai të marrë dënim ekstrem nga autoritetet.