Historike/ Mediat shqiptare ftohen nga NASA: Do filmohet nisja e anijes ‘Orion’

0

TIRANË – Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) ka ftuar mediat amerikane dhe ndërkombëtare për të filmuar nisjen e anijes hapsinore “Orion”. Mes agjencive mediatike të huaja, janë ftuar edhe media shqiptare. Lajmi është konfirmuar nga Ambasada Amerikane në Shipëri nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare. Në njoftim, thuhet se lëshimi i anijes “Orion” përbën një ngjarje historike për aeronautikën teksa SHBA po përgatitet për realizimin e misionit Artemis I.

Të gjitha mediat ndërkombëtare duhet të akreditohen deri në 18 janar.

NJOFTIMI I AMBASADËS AMERIKANE:

Mediat shqiptare ftohen të regjistrohen në Administratën Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) për të dëshmuar një ngjarje historike! NASA ka ftuar mediat amerikane dhe ndërkombëtare që të filmojnë imazhe dhe video të Sistemit të Nisjes Hapësinore të saj dhe anijes Orion të NASA-s, ndërsa raketa e përbërë dhe anija kozmike bëhen gati për momentin e nisjes për herë të parë, në përgatitje për misionin Artemis I të NASA-s. Afati i fundit për mediat ndërkombëtare për të dorëzuar kërkesat për akreditim është 18 janari. Klikoni këtu për më shumë detaje: https://go.nasa.gov/3K4Z74i
| Albanian media are invited to register ëith the NASA – National Aeronautics and Space Administration to ëitness history. NASA is inviting U.S. and international media to capture images and videos of its Space Launch System and NASA’s Orion Spacecraft as the combined rocket and spacecraft rollout to the launchpad for the first time in preparation of the NASA Artemis I mission. The deadline for international media to submit accreditation requests is January 18. Click here for more details: https://go.nasa.gov/3K4Z74i

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu