Entela Duka
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, nga Elbasani kërkoi zero tolerancë ndaj krimit dhe angazhim maksimal nga strukturat vendore të policisë.
Gjatë takimit me drejtuesit e policisë vendore, Hita u ndal te situata e rendit dhe sigurisë publike në qark, duke theksuar nevojën për masa më të forta për përmirësimin e saj.
Ai kërkoi intensifikimin e luftës ndaj aktiviteteve të paligjshme në të gjitha format, duke vendosur në fokus kryesor sigurinë e qytetarëve.
Po ashtu, u theksua rëndësia e rritjes së bashkëpunimit me komunitetin dhe institucionet e tjera, si një element kyç për garantimin e rendit dhe qetësisë publike.
Ky takim vjen pas një serie takimesh në qarqe të ndryshme të vendit, ndërsa më herët një takim i ngjashëm është zhvilluar edhe në Korçë.





