Hodhën flakadanë e molotovë drejt kryeministrisë/ Procedohen penalisht 8 protestues

0

TIRANË– Policia ka proceduar në gjendje të lirë  tetë persona, të cilët në protestën e opozitës hodhën flakadanë dhe molotovë drejt godinës së kryeministrisë.

“Më vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 8 protestues”, njofton policia.

Këta shtetas dyshohet se gjatë protestës, kanë ushtruar veprime të dhunshme, kanë hedhur flakadanë dhe molotovë, në drejtim të kryeministrisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu