Hodhën gota plastike në fushë gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, arrestohen dy persona, procedohen 12 të tjerë

0

Dy persona janë arrestuar dhe 12 të tjerë janë proceduar nga Policia e Tiranës pasi gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, ditën e djeshme në stadiumin “Arena Kombëtare” kanë hedhur sende të forta në fushë.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasit D. I., 31 vjeç, dhe J. Ll., 29 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë 10 shtetas të tjerë, për prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis “Shqipërisë dhe Serbisë”, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.