Hodhi molotov në drejtim të gazetarëve në Veri, arrestohet autori i dyshuar i sulmit (EMRI)

0

Autori i dyshuar i sulmit ndaj gazetarëve dhe kameramanëve gjatë protestës së djeshme në Leposaviç është vënë sot në pranga. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. Autori i sulmit është identifikuar me emrin Dalibor Spasiç.

“Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës. Në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja. Këtë duhet ta dinë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste”, ka shkruar Sveçla.

Policia ka konfirmuar se nëntë gazetarë e kameramanë nga mediet e Kosovës janë sulmuar nga persona të maskuar në Leposaviç të premten. Në njoftim është bërë e ditur se disa prej tyre kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në qendrat spitalore për të marrë trajtimin mjekësor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu