Edhe në Elbasan u mbajtën homazhe për humbjen e jetës së Egli Proga.Teksa ndezën qirinj në qendër të qytetit në bustin e Aqif Pashës ,qytetarët kërkuan drejtësi për 42-vjeçarin e vrarë më 10 gusht.Të indinjuar u shprehën për reagimin e organeve të drejtësisë.
Kujtojmë se fillimisht u raportua se 42-vjeçari u gjet i plagosur në rrugë dhe më pas ndërroi jetë në spital. Por nga hetimet rezultoi se kemi të bëjmë me një vrasje.
Për këtë ngjarje ndodhet pas hekurave një person dhe 3 të tjerë janë lënë në detyrim paraqitje.