I biri i artistes së madhe Margarita Xhepa, Ndriçim Xhepa foli sot për gazetarët gjatë homazheve për nënën e tij, e cila ndërroi jetë ditën e djeshme.
Ai ka treguar për periudhën e fundit të jetës së saj, duke theksuar se “mbylli jetën e saj në mënyrë normale pavarësisht se dy muajt e fundit kishte probleme shëndetësore; lodhjet e viteve bëjnë të vetën.”
Ai ka përmendur se filmi “Bolero në vilën e pleqve” është vepra që përkon me fundin e jetës së saj, duke e theksuar pasionin e saj të pandalshëm për artin deri në momentet e fundit.
Ndriçim Xhepa: Mbylli jetën e saj në mënyrë normale pavarësisht se dy muajt e fundit kishte probleme të karakterit shëndetësor, lodhjet e viteve bëjnë të vetën. Kishte një natyrë të çuditshme, madje kur binte biseda në momente të shkëputura, kishte vite që thoshte për skenë nuk kam fuqi, por për filmin kishte dëshirë të bënte edhe një. Filmi “Bolero në vilën e pleqve” përkon edhe me fundin e jetës së saj.