MBRETËRI E BASHKUAR- Camilla, gruaja e mbretit të ri të Britanisë, ka nderuar Elizabeth II, duke e kujtuar si një “grua të vetmuar” e cila krijoi rrugën e saj në një botë të dominuar nga meshkujt dhe duke theksuar se nuk do t’i harrojë kurrë “sytë e saj të bukur blu”.
“Duhet të ketë qenë kaq e vështirë për të që të ishte një grua e vetmuar. Nuk kishte kryeministre apo presidente femra. Ajo ishte vetëm, kështu që mendoj se e bëri rrugën e saj”, thotë gruaja e mbretit të Britanisë Charles III.
Fjalimi i parë publik i Camilla që nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth do të transmetohet i plotë nga BBC sot, përpara një minutë heshtjeje në Mbretërinë e Bashkuar në orën 20:00.
“Ajo kishte këta sy të mrekullueshëm blu që kur buzëqeshte, i ndriçonin gjithë fytyrën”, kujton Camila 75-vjeçare. “Do ta kujtoj gjithmonë buzëqeshjen e saj. Ajo buzëqeshje është e paharrueshme”.
Vitin e kaluar, më pak se gjysma e britanikëve donin që Camilla të bëhej mbretëreshë. Sipas një sondazhi të institutit YouGov, të publikuar të martën, 53% mendojnë se ajo do të jetë e mirë në rolin e saj të ri, ndërsa 18% e të anketuarve kanë shprehur mendimin e kundërt.