Horror në Itali/ Gjendet i shtrirë në rrugë dhe me fytin e prerë avokati shqiptar. Emri

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Itali.

Sipas mediave të huaja një 49-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në Itali.

Mësohet se Aineo Redo, me profesion avokat, është gjetur nga kalimtarët në rrugë dhe me fytin e prerë me thikë në Reggio Emilia.

Ngjarja horror ka tronditur të gjithë opinionin publik, teksa hetuesit gjetën në vendngjarje thikën në dorën e viktimës. Pista e parë e hetuesve është vetëvrasja. Por këto janë vetëm dyshimet e para ndërsa aktualisht po hetohet edhe pista e vrasjes.

Deri më tani sipas mediave italiane ka dyshime se autori të ketë vendosur thikën në dorën e 49-vjeçarit për të shmangur hetimet në mënyrë që ngjarja e rëndë të duket si vetëvrasje.

Por do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes dhe rrethanat e ngjarjes. Deri më tani nuk ka dëshmitarë ndërsa pritet të sekuestrohen kamerat e sigurisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu