Horror nga COVID 19, varret e vjetra po zbrazen nga trupat për tu mbushur me të ‘rinj’

0

 

Gjëndja ne Brazil është përkeqsuar, ku nga autoritetet bëhet me dije se në qytetin më të madh te Brazilit po diskutohet zbrazja e varreve të vjetra për qindra të vdekur rishtazi nga Covid-19.

Ditën e djeshme janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë e vendit se janë shënuar 3,769 vdekje të reja për shkak të Covid-19. Ky numër është më i ulët në krahasim me numrin absolut për të tretën ditë radhazi.
Sakaq , Bolivia njoftoi të enjten se po mbyllte kufirin e saj me Brazilin në bazë te shqetësimeve me llojin e ri te koronavirusit ne vendin fqinj.

Kili gjithashtu mbylli kufinjtë e saj për të gjithë të huajt që hyjnë, pas i kaloi 1 milion raste Covid-19.
Jose Miguel Bernouçi ,sekretari i Shoqatës së Mjekëve Kilian ka dhënë një deklaratë ku ka thënë se :
“Ajo që po ndodh në Brazil është një kërcënim global. Mbyllja e kufijve nuk do të na ndihmojë aq shumë me llojet mutante që kemi identifikuar tashmë në vend, por me llojet e reja mutante që vazhdojnë të shfaqen.”

Bëhet e ditur se deri më tani vetëm 7% e brazilianëve kanë marr dozën e pare te vaksines Covid-19 për arsye se fushata po përparon shumë ngadalë. Epidemia ne Brazil ështe e dyta më vdekjeprurëse pas SHBA.
Sipas autoriteteve, San Paulo tani lejon funeralet gjatë natës për shkak të kërkesave te mëdha.

Aktualisht sipas statistikave , rreth një e katërta e vdekjeve të regjistruara në interval kohor ditor gjenden ne Brazilia. Epidemiologët paralajmërojne se situata e Covid-19 në Brazil mund të përkeqsohet nga ngadalësia e fushatës së vaksinimit dhe kufizimet e hequra.

Dje ,Organizata Botërore e Shëndetësise njoftoi se spitalet në vend janë mbushur dhe se 90% e tyre i takojnë kujdesit intensiv.
Nëpermjet një deklarate nga epidemiologia Maria Van Kerkov bëhet me dije situata serioze në spitale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu