Një ngjarje horror është regjistruar në Argjentinë. Një gjyqtar futbolli, i quajtur, Oskar Antonio Perez, 48-vjeç, u qëllua dy herë me armë zjarri gjatë një ndeshjeje futbolli në nivel amator në qytetin Jerba Buena, në provincën Tucuman. arbitri-qellohet-me-arme
Ngjarja e pabesueshme ka ndodhur gjatë pushimit mes pjesëve ku pas një mosmarrëveshjeje mes arbitrit dhe disa tifozëve që ndoqën ndeshjen. Agresori, një nga tifozët e pranishëm në tribunë, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar. Pas aktit ai është arratisur me motor dhe është në kërkim nga policia.
Ndihma e shpejtë i shpëtoi jetën arbitrit. Në një prononcim për “El Tucumano” kreu i komisariatit të San Joze, Hektor Falkon foli për ngjarjen e tmerrshme duke u shprehur: “Oskar Antonio Perez është në terapi për të qenë më i kontrolluar. Por ai është ende në rrezik.”