HORROR/ Veshja i ngec tek treni në lëvizje, humb jetën në vend modelja

0

Një modele nga Venezuela 30-vjeçare është aksidentuar në mënyrë të frikshme teksa ka qenë duke pozuar në tren.

Modelja ishte vendosur shumë pranë binarëve të trenit dhe veshja e saj ka ngecur në trenin që lëvizte me shpjetësi të madhe.

Ideja e fotove ishte me një tren në lëvizje në sfond por ky set fotografik ka përfunduar në mënyrë tragjike pasi modelja ka humbur jetën në vend .

Fustani saj ka ngecur në tren dhe si pasojë e shpejtësisë modelja është aksidentuar në mënyrë horror. Zyrtarët e morën trupin e saj për t’i bërë autopsinë që t’a dërgonin tek familja e saj.

Policia mblodhi dëshmi nga të pranishmit në kohën e aksidentit teksa prokurori Joaquín Méndez Ruiz tha: “Çdo gjë sinjalizon se ishte një aksident, viktima po merrte pjesë në një sesion fotografish me një fotograf dhe disa të tjerë, të cilët i kemi marrë në pyetje. Ajo i ishte afruar së tepërmi trenin në lëvizje, kapja e veshjeve i shkaktoi vdekjen.”

Hetimet mbi vdekjen e modeles nga Venezuela vijojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu