“Gjuha juaj ndaj SPAK, gjuhë kriminelësh”/ Braçe me tone të larta në Kuvend: Familja politike ‘rruajti’ pasuritë e Shqipërisë…

0

Braçe: Gjuha që përdoret këtu kundër SPAK, është gjuhë e denjë për kriminelë, nuk mund të jetë gjuhë e denjë për deputetët. Nuk mund të përdoret fuqia e mandatit të deputetit, për të cenuar pushtetet e tjera. Në këtë sallë ka deputetë të vjetër që kanë konsumuar disa mandate, por kryetari i grupi parlamentar të PD është i ri në këtë sallë, ka ardhur të merret me politikë, DO doja ti thoja që të luftosh korrupsionin me gojë dhe ta mbrosh me vepra, me njerëz, të luftosh korrupsionin me gojë është e krejt e ndryshme sesa ta luftosh me ligj.

Po, meqë jam i vjetër në këtë sallë më vjen të kujtoj se kemi denoncuar me gojë me fakte dhe prova, në sallën e kuvendit dhe jashtë saj, ruajtën e OSHS-ë. Një parti e tërë ka mbrojtur autorët e rruajtjen edhe të borxheve të CEZ. Njerëz rruajtjen e armës, ishte e njëjta familje që përfitonte prej saj.

Ka njerëz që e kanë mbrojtur nga A deri te Zh. Rruajtjen e 4 hidrocentraleve, në atë proces rruajtje ishte familje politike brenda. Rruajtjen e çdo porti dhe shërbimin e çdo porti, rruajtjen e Porto Romanos, e çdo mali dhe më gjerë sesa kaq, e pasurive të pafundme që kjo tokë mban me vete.

Rruajtjen e klubit Partizanit, është një vit aq i mirë sa kohë që drejtësi apo bën përgjegjës, por ka edhe më. Rruajtjen e Rrugës së Kombit, nuk është lejuar të gjykohet se ishte familja politike dhe biologjike. E dini kush është diferenca, edhe pse u denoncua, nuk u hetua kurrë. Ndodh dhe që shkon në burg dhe që arratisesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu