INDI – Në Indi, CEO e një startupi të inteligjencës artificiale është arrestuar me akuzën e vrasjes, pasi trupi i djalit të saj 4-vjeçar u gjet në valixhet e saj. Suchana Seth, e cila drejton ‘Who heads The Mindful AI Lab’ në Bangalore, u ndalua nga policia e shtetit të Karnatakas, ndërsa po kthehej me taksi nga shteti fqinj i Goa-s. Gjatë kontrollit të bagazheve, u gjet trupi i fëmijës.
Fëmija vdiq nga mbytja sipas raportimeve të “The Times of India”. Hetimet e policisë kanë vërtetuar se gruaja e ka mbytur fëmijën me një jastëk në dhomën e hotelit ku po qëndronin në Candolim, në shtetin e Goas. Më pas gruaja ka tentuar të vrasë veten, por nuk e çoi ‘misionin’ deri në fund. Autopsia e trupit të fëmijës konfirmoi vdekjen nga mbytja.
Në fakt duket se gruaja po e përjetonte me tension të madh ndarjen nga bashkëshorti i saj, Venkat Raman dhe se nuk e duronte dot idenë e detyrimit ligjor, që çdo të dielë ta çonte djalin për të vizituar të atin. Kjo ide do të bënte që ajo të shkonte në veprime ekstreme.
“Nuk doja të vrisja djalin tim, e doja”, tha Drejtoresha Ekzekutive, e pyetur në komisariatin e policies në Calangute. Ajo deklaroi se nuk kishte ndërmend të vriste djalin e saj dhe se e donte atë, por ai vdiq papritur. Rasti u pasqyrua gjerësisht në mediat botërore.