Horrori në Sarandë/ Dje u gjet një kokë njeriu, sot trupi. Pista ku po hetohet për mbetjet kockore

0

SARANDË– Kërkimet e sotme në Xarrë të Sarandës kanë nxjerrë të tjera mbetje skeletore, që mendohet se i përkasin të njëjtit person.

Mbrëmë u gjet e groposur një kokë njeriu, ndërsa sot ekspertët e Policisë Shkencore dhe Kriminalistikes kanë gjetur pjesën tjetër trupore.

Paraprakisht dyshohet se këto mbetje kockore mund t’i përkasin ndonjë bariu të zonës, i humbur prej disa kohësh.

Kjo është pista më e fundit e hetimeve, por ky dyshim, pritet të sqarohet pas kryerjes së ekspertizës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu