Humb betejën me sëmundjen e rëndë, vdes ish-presidenti i Afrikës së Jugut, FW de Klerk

0

Frederik Willem de Klerk, presidenti i fundit i kohës së aparteidit në Afrikën e Jugut dhe lojtari kyç i shtetit gjatë tranzicionit në demokraci, ka vdekur në moshën 85-vjeçare, pas një beteje me kancerin. De Klerk, i cili ka qenë udhëheqës shteti në periudhën shtator 1989 dhe maj 1994, është diagnostikuar me kancer më herët gjatë këtij viti, ka njoftuar Fondacioni i tij.

“Ish-presidenti FW de Klerk ka vdekur në paqe në shtëpinë e tij në Kejp Taun më herët në mëngjes, pas betejës me kancer”, ka thënë Fondacioni që mban emrin e tij. De Klerk ka qenë figurë kontroverse në Afrikë Jugore. Ai është fajësuar për dhunë kundër afrikanëve me ngjyrë ndërsa nga personat e racës së bardhë është parë si tradhtar.

De Klerk ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 1993, bashkë me Nelson Mandelën për përpjekjet e tyre që të bashkojnë një shtet të ndarë pas disa dekadave të aparteidit. De Klerk ka udhëruar lirimin e Mandelës më 1990, pas 27 vjetëve në burg. Mandela është bërë më pas president i Afrikës Jugore, njëherësh lideri i parë me ngjyrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu