‘Humb gjurmët’ 31 vjeçarja, e ëma ngre alarmin në polici: Ka një muaj…

0

Një vajzë e moshës 31-vjeçare është larguar nga banesa dhe rezulton e zhdukur në fshatin Katun di Ri në Durrës.

Denoncimi në polici është bërë nga e ëma e vajzës e cila thotë se 31-vjeçarja është barguar nga banesa dhe ka humbur kontaktet me familjarët që prej një muaji.

Policia dhe grupi hetimor po punon për gjetjen e vajzës, ndërkohë që materialet në ngarkim të saj i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Në Komisariatin e Policisë Durrës kallëzon shtetasja Sh. K., banuese në Katund i Ri, Durrës, se para një muaji është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja M. K., 31 vjeç, dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu