Humb jetën 22-vjeçarja, e shtruar prej 1 muaji në Infektiv

0

Një studente 22 vjeçare nga Erseka ka ndërruar jetë paraditen e sotme në Spitalin Infektiv në Tiranë. E reja që ka humbur betejën me Covid-19 është Euxhena Jorgji.

Prej ditësh 22 vjeçarja që studionte në Tiranë, ishte në gjendje kome dhe e intubuar.

Ajo ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë pasi vuante dhe nga një sëmundje e kockave. Fatkeqësisht, Euxhena nuk e ka fituar dot betejën me virusin dhe ka mbyllur sytë sot, përgjithmonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu