“Pse vetëm politika bën blerje?!”, Behar Mera tashmë zyrtarisht në Klanifornia

0

“Portokalli”, “Klanifornia” dhe “Kosherja” janë tre formate të ngjashme që do të konkurrojnë për audiencë këtë sezon televiziv. Me krijimin e spektaklit të ri “Kosherja”, që pritet të nisë së shpejti në ekranin e “Abc News”, duket se “lufta” mes 3 programeve po bëhet akoma më e fortë. Përveçse po ju jepet mundësia aktorëve të rinj të humorit që t’ju bashkohen spektakleve, duket se loja tashmë po bëhet edhe me emrat e njohur të artit shqiptar.

Së fundmi autori i spektaklit “Klanifornia”, Turjan Hysko, ka bërë të ditur se pjesë e programit do të bëhet edhe aktori më i njohur i humorit në vend, Behar Mera. Ky i fundi është bërë pjesë herë pas here e skeçeve, por nuk ka qenë aktor zyrtar në “Klanifornia”.

Turi ka publikuar në Instagram një foto të Merës dhe përkrah ka shkruar: “Pse vetëm politika bën blerje?! Behar Mera tashmë zyrtarisht në Klanifornia”.

Në stafin e “Klanifornia” ka një numër të madh aktorësh dhe gjatë viteve ka pasur ndryshime shumë të pakta sa i përket kësaj pjese. Përveç Behar Merës, aktualisht pjesë e “Klanifornias” janë Julian Deda, Albano Bogdo, Visjan Ukcenaj, Eliona Pitarka, Andrea Vreto, Delinda Disha, Eglerin Laknori, Olsi Bylyku dhe Zerxhina Hasanaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu