Humb jetën fëmija i porsalindur. Makina merr para karrocën te vijat e bardha

0

Një aksident tragjik ka ndodhur në Padova, ku humbi jetën një foshnje disa muajshe pasi një makinë e ka përplasur karrocën me rrota në të cilën ndodhej, duke e tërhequr zvarrë për disa metra.

Shoferi nuk e vuri re se një grua po kalonte rrugën te vijat e bardha dhe u përplas me karrocën. Bebja u dërgua me urgjencë në spital, por ishte tepër vonë. Nëna e mjerë nuk është lënduar rëndë.

Makina drejtohej nga një shtetas maroken, 46 vjeç; ai nuk po udhëtonte me shpejtësi të madhe, por kishte parakaluar një makinë tjetër.

Gruaja ishte duke shkuar për të marrë djalin tjetër në kopësht. Policia lokale po heton për dinamikën e ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu