Azbi Kaba, një shqiptar nga Peshkopia, i cili vuante nga kanceri, u la të vdiste në burg në Idrizov të Maqedonisë së Veriut, pa asnjë ndihmë. Ngjarja e rëndë u bë me dije për Report Tv nga burime brenda burgut në Idrizov, ku Kaba ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
47 vjeçari Kaba ishte diagnostikuar prej 5 muajsh me kancer, e pavarësisht kësaj nuk ishte shtruar në spital, e nuk iu dha asnjë mjekim e asnjë ndihmë. Ai vdiq sot ne 10 te mengjesit ne qeli.
Në vizitën e parë dhe të fundit që kishte bërë në spital, mjekët i kishin dhënë Kabës vetëm 2 muaj jetë, e megjithatë autoritetet e lanë atë të vdiste në qeli, ku e të vetmen ndihmë e merrte nga shokët e tij në burg. Pavarësisht gjendjes në të cilën ndodhej 47-vjeçari dhe trajtimit që i bëhej në burg, asnjë përfaqësues nga Ambasada Shqiptare në Shkup nuk e vizitoi atë.
Në burg nuk kishte mjekë, ndërsa Kabës nuk iu dhanë as edhe një qetësues për t’i lehtësuar dhimbjet. Ai ishte i dënuar me 7 vite burg pasi ishte kapur me drogë, ndërsa i kishin mbetur për të shlyer edhe 4 vite. Te burgosur te tjere shqiptare ne kete burg te Maqedonise vuajne denimet te braktisur totalisht nga autoritetet shqiptare. Qelite jane te mbipopulluara dhe te burgosurit pa te drejtat elementare.