Humb jetën i mituri në Vaun e Dejës, ra në kontakt me energjinë elektrike

0

Mësohet se i mituri ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Një 14-vjeçar ka humbur jetën pasditën e sotme në Vaun e Dejës. Mësohet se i mituri ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Ende nuk dihet rrethnat se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 14:45, në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, shtetasi i mitur E. A., 14 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu